Përdorime, tabela dhe këshilla18
Përdorime, tabela dhe këshilla
Enët për gatim
• Enët e mira për gatim i vëreni nga fundi i tyre. Fundi duhet të jetë sa më i trashë dhe i
rrafshët.
• Para se të bleni tenxhere dhe tava të reja, vini re diametrin e fundit të tyre. Shpesh
herë ndodh, që prodhuesit ta paraqesin vetëm diametrin e rrethit të enëve.
• Enët me funde të aluminit dhe të bakrit mund të shkaktojnë mbetje prej ngjyrave të
metalta sipër qeramikës prej xhami, të cilat hiqen shumë vështirë apo edhe nuk hiqen
fare.
• Mos përdorni tenxhere prej gize ose me funde të dëmtuara, të cilat janë të vrazhda ose
që janë me kreshta. Teksa bëni lëvizje, mund të shkaktoni gërvishtje që nuk hiqen.
• Në gjendje të ftohtëfundet e tenxhereve
zakonisht janë të harkuara për brenda
(konkav). Në asnjë mënyrë nuk bën të jenë të
harkuara për nga jashtë (konveks).
• Nëse përdorni enë speciale për gatim, (p.sh.
tenxhere me avull, tenxhere përvëluese, WOK
ezj.), vini re të dhënat e prodhuesve.
2 Kursimi i energjisë
• Enët për gatim parimisht duhet të vendosen
para se të ndezeni stufën sipër pllakave.
• Po të jetë e mundur, tenxheret të mbyllën
gjithmonë me kapak.
• Pllakat e gatimit të fiken pak para mbarimit
të gatimit, në mënyrë që të shfrytëzohet
nxehtësia e mbetur.
• Fundet e tenxhereve dhe pllakat e gatimit ta
kenë një madhësi.
Comentários a estes Manuais